Enver Hoxhaj nga PDK është takuar me diplomatin amerikan, Christopher Hill në Uashington.
“Me Ambasadorin Christopher Hill, mikun tim dhe të Kosovës, për një çaj në D.C.”, ka shkruar Hoxhaj.
Hill ka qenë Emisar Special gjatë luftës në Kosovë dhe ishte i përfshirë drejtpërdrejt në negociatat në Rambuje më 1999. Së fundi ai ka qenë ambasador i SHBA’së në Serbi.


