Lajme

Hoxhaj: Takimi Kurti- Vuçiq ishte spektakël politik

06/26/2024 22:06
nga:Y I

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës,Enver Hoxhaj i ftuar në Euronews Albania komentoi takimin Kurti- Vuçiç dhe tha se ky takim ishte thjesht një shfaqje politike.

Sipas tij takimi nuk kishte asnjë vlerë sepse Borrell nuk e ka më pozicionin e tij në BE.

Gjithashtu ai shton se takimi është i vonuar dhe duhet të mbahej që vitin e kaluar.

“Ka qenë një temë që është përfolur në Bruksel, por jo vetëm që takimi Josep Borrell më shumë ka qenë një spektakël politik meqenëse mandati i zotit Borrell ka përfunduar dhe tani ka një emër që do të jetë pasuesi i tij dhe ai nuk ka as huqi politike dhe as mandat që mund të kryej ndonjë punë konkrete. Unë mendoj që është një takim që në thelb qytetarët e Kosovës mund tu duket që të ketë mbrojtur Kurti interesat e Kosovës, por çfarë tregon takimi është se Kurti në çdo temë të dialogut ka qenë gabim, sepse pjesëmarrja e tij në dialog duhet të ishte që vitin e kaluar dhe duhej të nënshkruhej marrëveshja” tha Hoxhaj.