Lajme

Hoxhaj: Serbia po përdorë mjete të dhunshme për ta aneksuar veriun e Kosovës, Qeveria Kurti s’po arrinë ta mbrojë vendin

12/28/2024 11:38
nga:Sh R

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti për situatën në veri të vendit. Hoxhaj ka akuzuar kryeministrin për dështim në mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës.

Sipas Hoxhajt, sulmet në Banjskë dhe situata në veri të Ibrit tregojnë qartë se Serbia po përpiqet të aneksojë këto pjesë të Kosovës, ndërsa qeveria po dështon të mbrojë qytetarët.

“Nëse ky (Kurti) pretendon që vërtetë ka pas kontroll të plotë mbi veri, pse ndodhi Banjska?! Kur dikush e kontrollon, s’mundet me të sulmu dikush. Nëse ky pretendon që ka pas dhe ka kontroll të plotë me policinë në veri, u shtri sovraniteti. Atëherë pse ndodhi Ibër-Lepenci. Unë mendoj që të dy rastet, e tregojnë të kundërtën e narracionit të qeverisë.”, u shpreh Hoxhaj.

“Për mua, agresioni në Banjskë ka tregu që Serbia ka hek dorë prek zgjidhjes politike. Serbia po kërkon që të përdorë mjete të dhunshme për ta aneksuar veriun e Kosovës. Dhe, e ke një qeveri e cila nuk po arrin që ta mbronë veriun e Kosovës.”, ka thënë Hoxhaj, në një intervistë për televizionin ATV.

Deputeti i PDK-së ka kritikuar gjithashtu marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, duke thënë se këto dokumente i nënshtrojnë Kosovën Serbisë dhe vendosin në dyshim pavarësinë e shtetit.

“Mënyrën se si është arritë Marrëveshja e Brukselit, Aneksi i Ohrit, mënyra se si është pranuar statuti i Asociacionit, dhe në këto tri dokumente s’e ki asnjë fjalë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, asnjë fjalë. Si ta zbatos marreveshjen kur fjalia e parë thotë ‘palët kanë dallime, qëndrime të ndryshme për statusin final’. Pse me ia nis m’i zbatu na ato!? Të themi që s’jemi të pavarur tash a!?”, u shpreh Hoxhaj.