Lajme

Hoxhaj se vlerëson demokratike Konventën e PDK-së: Nuk mu dha hapësirë për garë

11/17/2025 17:45
nga:G B

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj nuk e ka vlerësuar demokratike Konventën e PDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Ai ka thënë se demokratike do të ishte nëse do kishte më shumë kandidatë dhë për këtë ai tha se ka kërkuar që mbajtja e konventës të shtyhet për një javë.

“Kam pas dëshirë që kjo konventë të ishte një ngjarje demokratike dhe ka mund të bëhet nëse do të shtyhej për një javë. Unë mendoj që mes kohës dhe kualitetit, ne duhet të vendosim mes kualiteti. Kualiteti i garës do të bëhej nëse është proces i hapur, demokratikë nëse marrin pjesë më shumë se disa kandidatë në zgjedhje”, tha Hoxhaj.

“Partia Demokratike e Kosovës, ka nevojë për një vizion të ri, unë e njoh shpirtin e PDK-së, plagët e PDK-së, fitoret e humbjet dhe kam pritë që kjo konventë të ma japë besimin e jo të bëj luftë për një karrige”, shtoi Hoxhaj.

“Sot nuk shoh kushte të barabarta e nuk marr pjesë në këtë garë, por dua të them një gjë dua të respektojë vendimin tuaj”, u përfundoi deputeti i PDK-së.