Ish ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit të Britanisë së Mashe, Boris Johnson.
Deputeti i PDK-së, Hoxhaj e falënderoi Johnsonin për përkrahjen ndaj Kosovës dhe e cilësoi si një njeri brilant.
“Me keqardhje mora lajmin për dorëheqjen e Boris Johnsonit, një miku të madh të Kosovës, një mik i imi shumë i veçantë, një lider brilant. Kosova do t’i jetë mirënjohëse për përkushtimin e tij që vendi jonë të ecë përpara në rrugën e integrimit në sistemin ndërkombëtar”, ka shkruar Hoxhaj.
Fjalimi i Johnsonit gjatë dorëheqjes


