Lajme

Hoxhaj për ndalimin e dinarit: Vendim i drejtë në kohë të gabuar

02/06/2024 21:38
nga:G C

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj duke komentuar ndalimin e dinarit në Kosovë, ka thënë se e vlerëson si vendim të drejtë ndalim qarkullimin e kësaj valute, por që sipas tij koha e zbatimit është e gabuar.

Hoxhaj më tej ka potencuar se kur kërkohet një shtyrje e këtij vendimi nga ambasadori amerikan, Jeffery Hovenier, atëherë diçka e tillë edhe duhet të ndodhë.

“Nëse ambasadori amerikan kërkon pak kohë, do të duhej të jepet pak kohë. Natyrisht që vendimi është i drejtë, është në përputhje me Kushtetutën. Koha është e gabuar dhe në pikëpamjen time nëse Qeveria e Kosovës do të kishte vullnet mund t’i konvertonte ato dinar edhe në euro. Nëse Qeveria e Serbisë ka vullnet do të mund të dërgonte direkt euro në drejtim të atyre të cilët marrin pensione dhe ndihma”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Gjithashtu, Hoxhaj ka konsideruar se dinari po përdorët si instrument për ta luftuar Kosovën nga jashtë, andaj duhet të shihet në mënyrë më kritike.

“Në bindjen time të plotë përtej asaj që është vendim i drejtë, fakti që dinari po përdoret si një instrument për ta luftuar Kosovën jashtë, më shumë se sa mendon Kurti dhe të tjerët dhe dikujt në Prishtinë i bën shumë përshtypje diçka e tillë, mendoj që do të duhej ta shohim në një mënyrë më kritike” ka shtuar ai.

Kritikat e ndërkombëtarëve në lidhje me dinarin, reagon kryeministri Albin Kurti