Lajme

Hoxhaj për dënimin e Gucatit dhe Haradinajt: Uroj të kenë forcë të përballojnë padrejtësinë që po u bëhet

05/18/2022 15:59
nga:Q R

Enver Hoxhaj nga radhët e PDK-së, duke komentuar dënimin e krerëve të OVL-UÇK-së Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, me nga 4 vjet e gjysmë burgim nga Specialja, ka thënë se ky vendim është i padrejtë dhe se lufta e UÇK-së përballë sistemit pushtues të Serbisë ka qenë e drejtë, shkruan GazetaBlic.

Hoxhaj përmes një postimi në ‘Facebook’ ka uruar që Gucati e Haradinaj të kenë forcë të përballojnë padrejtësinë që po u bëhet.

“Me mendje dhe me zemër jam sot tek luftëtarët e lirisë, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Lufta e UÇK-së përballë sistemit pushtues të Serbisë ka qenë e drejtë, e pastër dhe historia e saj nuk mund të rishkruhet nga askush! Bashkëndiej me familjen Haradinaj dhe Gucati, uroj të kenë forcë të përballojnë padrejtësinë që po u bëhet”, ka shkruar Hoxhaj.