Lajme

Reagon Hoxhaj pasi Specialja u refuzoi lirimin e parakohshëm: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë heronj të gjallë të Kosovës

04/30/2021 19:54
nga:Y I

Ud. i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pasi Gjykata Speciale u ka refuzuar lirimin e parakohshëm Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit raporton Gazeta Blic.

Hoxhaj tha se këto katër personalitete janë sinonim i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Ata që dikur e krijuan historinë – sot po e mbrojnë nga përpjekjet për ta rishkruar atë!” shkruan Hoxhaj në Facebook.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë heronjë të gjallë të Kosovës, janë sinonim të lirisë dhe pavarësisë tonë. Ata që dikur e krijuan historinë – sot po e mbrojnë nga përpjekjet për ta rishkruar atë!
#LiriaKaEmër

Gjyakata Speciale refuzon kërkesën e Thaçit dhe të tjerëve për lirim të përkohshëm