Lajme

Hoxhaj: Largimi i ambasadorëve me “çelës politik” është i paprecedent

05/20/2021 09:02
nga:Y I

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar në lidhje me shkarkimin e ambasadorëve nga Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, përcjell Gazeta Blic.

Hoxhaj thotë se Qeveria Kurti me vendimin e djeshëm e ka suspenduar Politikën e Jashtme.

Ai tutje thekson se largimi i ambasadorëve me “çelës politik” është i paprecedent, i pamatur, i pa analizuar mirë.

“Largimi i përnjëhershëm i ambasadorëve me “çelës politik” është i paprecedent, i pamatur, i pa analizuar mirë. Veprime të tilla kamikaze e dëmtojnë imazhin e Kosovës në botë, e zbehin subjektivitetin ndërkombëtar dhe i përmbysin të arriturat e dy dekadave të fundit në diplomaci” shkruan Hoxhaj në reagimin e tij.

Reagimi i plotë:

Qeveria Kurti, me veprimin e djeshëm për kthimin e ambasadorëve me “çelës politik”, e ka suspenduar Politikën e Jashtme. Në 23 misione diplomatike, Republika e Kosovës nuk ka ambasadorë. Kjo përbën skandalin më të madh në Politikën e Jashtme të Kosovës.

Largimi i përnjëhershëm i ambasadorëve me “çelës politik” është i paprecedent, i pamatur, i pa analizuar mirë.

Veprime të tilla kamikaze e dëmtojnë imazhin e Kosovës në botë, e zbehin subjektivitetin ndërkombëtar dhe i përmbysin të arriturat e dy dekadave të fundit në diplomaci.

Donika Gërvalla jep sot detaje në lidhje me shkarkimin e ambasadorëve