Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kujtuar njohjen e 113-të të Kosovës, atë nga Singapori në vitin 2016, duke theksuar se ajo ishte rezultat i lobimit dhe punës së tij si ministër i Jashtëm, raporton GazetaBlic.
Ai kritikoi vitet e fundit në politikën e jashtme, duke thënë se Kosova ka humbur energjinë e dikurshme diplomatike.
Hoxhaj theksoi se njohjet e reja kërkojnë vizion, angazhim dhe punë të vazhdueshme, dhe se në vitin 2026 vendi duhet t’i rikthehet suksesit dhe diplomacisë aktive.


