Lajme

Hoxhaj: Nesër mund të kandidoj për kryetar të PDK-së

06/30/2021 21:33
nga:M K

Njeriu që për tetë muaj ushtroi detyrën e ushtruesit të detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se mund të ndodhë që nesër të kandidoj për kryetar të PDK-së.

Hoxhaj edhe më tutje nuk e paraqitur kandidaturën, ani pse kanë mbetur vetëm më pak se 24 orë deri te afati i fundit për paraqitje, pasi sipas rregullores e statutit të partisë, afati për regjistrim të kandidaturës është deri 48 orë para konventës, e cila do të mbahet të shtunën me 3 Korrik, përcjell GazetaBlic.

“Nesër mund të kandidoj për kryetar të PDK-së”, tha Hoxhaj në Kanal10.

Zyrtare: Uran Ismaili kandidat i PDK-së për Prishtinën

/GazetaBlic/