Lajme

Hoxhaj në Washington takohet me kryeparlamentarin ukrainas: Njohja dhe fuqizimi i lidhjeve diplomatike prioritete kryesore

02/06/2026 17:02
nga:Mergim Rreci

Zyrtari i lartë i PDK-së, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Washington është takuar me kryetarin e parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk.

Hoxhaj ka thënë se prioritete kryesore të dy vendeve janë njohja dhe fuqizimi i raporteve diplomatike.

“Një nder i madh të takoja Kryetarin e Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk, në Washington D.C.! Njohja dhe fuqizimi i lidhjeve diplomatike qëndrojnë prioritet kryesor për popujt dhe shtetet tona”, ka shkruar Hoxhaj.