Ish-ushtruesi i detyrës së Kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka folur në Konventën e PDK-së, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i kësaj partie.
Në fjalimin e tij, Hoxhaj ka përmendur edhe dy ish-kryetarët e kësaj partie, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.
“Jam i bindur se Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi do të kthehen faqebardhë pasi që lufta jonë ka qenë e drejtë. Ata do t’i kthehen familjeve të tyre dhe PDK-së. Ne bashkëpuntorët e tyre jemi shumë krenarë me ta. Ata kurrë nuk e vendosën interesin personal mbi interesat e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj tha se PDK-ja ka lindur nga Ushtria Çlirtimtare e Kosovës dhe nga burgjet e ftohta të Serbisë.
“Partia Demokratike e Kosovës ka lindur nga Ushtria Clirtimtare e Kosovës dhe nga burgjet e ftohëta të Serbisë. Më vjen mirë që shoh figurat krijuëese të Partisë, mirëpo më vjen mirë që shoh edhe të rinjë, të cilët PDK-në nuk e shohin si pjesë të historisë, por edhe si ndërtuese të së ardhmes”, shtoi Hoxhaj.
Hoxhaj shtoi se kryetari i ri që do të del nga kjo konventë do ta ketë mbështetjen e të gjithëve.