Lajme

Hoxhaj në Austri takon Kurz dhe deputetë austriakë, kërkon angazhim për ta integruar Kosovën në BE

04/18/2024 20:47
nga:Y I

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, po zhvillon një vizitë në Austri, në Parlamentin austriak, ku ka takuar disa deputetë dhe ish-kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.

“Bashkëbisedim me mikun tim të madh, ish-kancelarin Sebastian Kurz për më shumë angazhim nga Austria për integrim të shpejtë të Kosovës në BE dhe për paqen e sigurinë në Ballkan”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Facebook.