Lajme

Hoxhaj: Mos përfshirja e njohjes reciproke në planprogramin e qeverisë së re gjermane, shqetësim serioz për Kosovën

11/25/2021 21:02
nga:Y I

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka dhënë mendimin e tij lidhur me zgjedhjen e qeverisë së re gjermane, duke përmendur disa qëndrime gjermane ndaj Kosovës.

Hoxhaj, ka thënë se qeverisja e re gjermane në marrëveshjen e koalicionit nuk përmend njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë, si qëndrim gjerman.

Këtë, Hoxhaj e quan shqetësim serioz për Kosovën, duke shtuar se nuk përmendet as marrëveshja obligative ligjore që duhet të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë, qëndrim ky i cili ishte propozim gjerman në nivel evropian!

Shkrimi i plotë: