Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur sot një tubim me gratë, ku ka prezantuar programin e saj qeverisës, duke theksuar rëndësinë e fuqizimit të rolit të tyre në të gjitha sektorët e shoqërisë.
Për këtë ngjarje, Enver Hoxhaj ka theksuar se gratë janë shtylla e zhvillimit të Kosovës dhe se mbështetja për to është një detyrë dhe prioritet për ndërtimin e një vendi më të fortë dhe më të drejtë.
“Gratë janë shtylla e zhvillimit të shoqërisë sonë, prandaj mbështetja ndaj tyre në secilin sektor është detyrë dhe prioritet për ndërtimin e një Kosove më të mirë dhe më të fortë,” ka shkruar Hoxhaj në një postim në Facebook.
PDK ka shpalosur programin e saj qeverisës, i cili do të ofrojë masa konkrete për fuqizimin ekonomik dhe politik të grave, si dhe do të krijojë më shumë mundësi për pjesëmarrjen e tyre aktive në vendimmarrje.
Postimi i plotë: