Lajme

Hoxhaj: Kurti s’ka guxim me marrë vendime të mëdha, ftoj deputetët të votojnë shpërbërjen e Kuvendit!

09/14/2023 11:10
nga:Y I

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxha, në fjalën e mbajtur në Kuvend ka hedhur kritika në drejtim të Qeverisë sa i përket procesit të dialogut.

Hoxhaj tha, se sot Kosova në dialog është pa asnjë mik dhe aleat.

Ai potencoi se Kurti nuk ka guxim me marr vendime të mëdha.

“Gjendja është e jashtëzakonshme, prita të thuhet se çfarë po ndodh në Bruksel. Ne diskutojmë sot atje mbajten e zgjedhjeve në veri.Sot në dialog Kosova është pa asnjë mik pa asnjë aleat. Sot Kosova nuk ka fare komunikim me Brukselin, Londrën dhe as Uashingtonin”

Hoxhaj ka ftuar deputetët e të gjitha partive që të votojnë për shpërbërjen e Kuvendit.

“Për 1200 ditë sa eshte në pushtet ka tregu se Kurti nuk ka guxim me marrë vendime të mëdha. E ftoj shumicën parlamentar që e shohin interesin e Kosovës para atij individual qe ne ta shpërbëjmë këtë Kuvend pasi ne na duhet një lidership i ri që Kosovën ta kthejmë tek parimet kyqe të dialogut” tha Hoxhaj raporton Gazeta Blic.