Lajme

Hoxhaj: Kurti i ka kthyer kundër ShBA-në dhe BE-në

06/20/2023 18:53
nga:Astrit Gashi

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Emver Hoxhaj, ka folur rreth zhvillimeve në veriun e Kosovës.

Ai tha në Info Magazine në Klan Kosova se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka arritur që t’i kthejë kundër Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, sikur Kina e Rusia.

“Pyetja kryesore që duhet ta ketë shoqëria në këtë vend është: Sa aleatë ka Kosova në qershorin e 2023-tës? Ka më shumë apo ka më pak? A është Kosova më e sigurtë në qershorin e 2023-tës apo është më pak e sigurtë?”, tha Hoxhaj.