Lajme

Hoxhaj: Kryeministrin e Kosovës nuk e merr seriozisht dhe nuk i beson askush

09/18/2023 21:17
nga:G C

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin nuk e merr seriozisht dhe nuk i beson askush.

Ai tha se Kurti është demantuar edhe nga Bashkimi Evropian në lidhje me planin konkret të takimit të 14 shatorit.

“Kryeministrin e Kosovës nuk e marrin seriozisht, nuk i beson askush, sepse kryeministri i Kosovës është ai i cili me 14 shtator negocion në Bruksel dhe thotë se në Bruksel vetëm ky ka bërë një propozim konkret dhe serbët kanë dorëzuar një plan të vjetër dhe me 15 shtator demantohet nga Bashkimi Evropian, ku del një plan konkret i cili ka qenë temë e debatit në mes të kryeministrit të Kosovës, presidenti serb dhe ndërmjetësve Borrell dhe Lajçak”, u shpreh ai në Klan Kosova.