Lajme

Hoxhaj: Kërkesa që zgjedhjet në veri të organizohen nga OSBE-ja, kthim prapa për Kosovën!

06/03/2023 20:42
nga:Y I

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se kërkesa që zgjedhjet të përsëriten në veri dhe të organizohen nga OSBE-ja, paraqet një kthim prapa për Kosovën, raporton Gazeta Blic.

Hoxhaj ka thënë se në dekadën e kaluar organizimi i zgjedhjeve në veri të Kosovës është kryer ekskluzivisht nga KQZ-ja e Kosovës.

“Në dekadën e kaluar, organizimi i zgjedhjeve në veri të Kosovës është kryer ekskluzivisht nga KQZ-ja e Kosovës. Kërkesa që zgjedhjet të përsëriten në veri dhe të organizohen nga OSBE-ja, paraqet një kthim prapa për Kosovën” shkruan Hoxhaj raporton Gazeta Blic.

 

Brukseli mbështet ‘planin’ e OSBE-së për deeskalim dhe zgjedhje në Veri