Enver Hoxhaj, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se është i sigurt që Bedri Hamza do ta qeverisë vendin pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Në Info Magazine ai ka deklaruar se Konventa e PDK-së që do të mbahet sot është një ngjarje që do të mbahet mend brenda katër viteve të ardhshme.
“Mendoj se Konventa e PDK-së është ngjarje e ditës, por do të jetë edhe ngjarje për katër vitet e ardhshme. Jam i sigurt se Bedri Hamza do ta udhëheq Qeverinë e ardhshme të Kosovës në zgjedhjet më 9 shkurtit”.
“Pas 9 shkurtit, Hamza do t’i prijë procesit politik. Konventa si e tillë, është një konventë shprese, optimizmi dhe besimi, diçka që konventat e PDK-së çdo herë e kanë karakterizuar këtë parti politike. Qëllimi kryesor i konventës sot është jo vetëm që Hamza të konfirmohet para anëtarësisë, po mbi të gjitha Hamza para qytetarëve të Kosovës, para mijëra anëtarëve që do të jenë në Prishtinë, ta shpalosë programin për katër vitet e ardhshme”, ka thënë Hoxhaj.