Ud. i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, thotë se Qeveria Kurti duhet të sjellë në Kuvend një platformë për dialogun, përcjell Gazeta Blic.
Ai thekson se pasi kjo platformë të jetë në Kuvend, atëherë duhet të ketë një ftesë për opozitën.
Ai tutje thotë se Kurti po ikën nga zotimet e tij dhe sot këtë gjë e vërtetoi me mbështetjen për krijimin e Jugosllavisë së Re.
Reagimi i plotë:
Albin Kurti, si kryeministër, do të duhej ta sillte në Kuvend një platformë që do t’i ngërthente në vete parimet, qëllimet, afatet kohore dhe vijat e kuqe të dialogut.
Vetëm pasi të dorëzohej një platformë e tillë, atëherë të vinte një ftesë për opozitën.
Sot për sot, ai është pa platformë, pa vizion dhe po ikë nga zotimet e tij. Këtë, ai e vërtetoi edhe me mbështetjen për krijimin e Jugosllavisë së Re. Opozita nuk ka pse të bëhet pjesë e këtyre mashtrimeve.


