Partia Demokratike e Kosovës (PDK) vazhdon të mos ketë një qëndrim të qartë lidhur me votimin e kryetarit të Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, në seancën konstituive që pritet të vazhdojë sot në ora 12:00.
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, tha se vendimi nuk është marrë ende dhe se partia ka edhe pak kohë për të vendosur.
“Ka edhe gjysmë ore kohë me vendos,” u shpreh shkurt Hoxhaj para gazetarëve.


