Ish-kryeministri i Kosovës në ekzil, dr. Bujar Bukoshi, është ndarë nga jeta, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme politike e kombëtare. Me këtë rast, ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti Enver Hoxhaj ka reaguar me një mesazh prekës në rrjetin social Facebook.
Në statusin e tij, Hoxhaj ka theksuar rolin jetik të Bukoshit në një nga periudhat më të vështira për vendin, duke e cilësuar atë si një figurë që “nuk u tërhoq” dhe që “e deshi me zemër Kosovën”.
Ai e ka vlerësuar Bukoshin për urtësinë, vendosmërinë dhe veprimet konkrete në shërbim të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës.
“Në një nga periudhat më të vështira pëKosovën, ti nuk u tërhoqe. E deshe me zemër Kosovën dhe i qëndrove besnik idealit të saj për liri dhe shtetësi. Me urtësi, vendosmëri dhe veprime konkrete, i dhe drejtim dhe shpresë një populli në kërkim të dinjitetit dhe të ardhmes. Sot, në ndarjen tënde nga jeta, Kosova nderon një nga njerëzit e saj më të përkushtuar. U prehsh në paqe, Bujar Bukoshi!” ka shkruar Hoxhaj mesazhin e tij lamtumirës.


