Lajme

Hoxhaj – deputetëve pasi Kurti raportoi për dialogun: Mirë se vini në këtë shkollë verore, ujin e keni pa gaz, kafet pa pare

06/11/2021 12:32
nga:M K

Pasi kryeministri Albin Kurti raportoi mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë, ka folur kryetari në detyrë, Enver Hoxhaj.

Ai ironizioi duke u thënë deputetëve se janë duke mbajtur një seminar, pasi aty po flet Kurti, një strateg sipas tij.

“Mirë se keni ardhë në këtë seminar në këtë shkollë verore. Kemi sjellë një strateg. Ujin e keni pa gaz, kafet i keni pa pare. Papërgjegjësi, sjellje jodinjitoze. Fraza hipokrite”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj tha se sjellja e Albin Kurtit në raport me dialogun është jo serioze dhe cinike, duke shtuar se ka pritur që në këtë seancë të flitet për një platformë me të cilën kryeministri të do të shkojë në dialog.

“Nga kjo paraqitje kuptuam që dialogu nuk është i përgatitur politikisht fare, nuk është i përgatitur në rrafshin diplomatik. Sot kur dëgjova për dialogun e kuptova që jeni të papërgatitur.”, tha ai.

Ai theksoi se Kurti e shpalli të vërtetën e tij të përkryer absolute, por është gabim që të shkohet në dialog pa platformë, pa parime, pa kërkuar falje Serbia, pa i anuluar marrëveshjet e mëparshme siç ka kërkuar Kurti më parë.

“Kur është dialogu i ri, ky duhet ta sjellë një platformë të re në Kuvend. Dialogu i ri i Albinit është një foto me Vuçiqin javën e ardhshme… Projekti i vjetër, paketimi i ri ju po shkoni në dialog jo për njohje të ndërsjellë, po për t’i normalizuar raportet me Serbinë”, tha Hoxhaj.

LEXO EDHE:

Albin Kurti: Kur është shpallur Pavarësia, askush nuk e ka menduar njohjen nga Serbia!