Lajme

Hoxhaj dënon sulmin në SHBA: Goditje ndaj demokracisë, Kosova krah Amerikës

04/26/2026 15:54
nga:Genita C

Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj sulmit me armë gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, duke e cilësuar atë si një goditje të drejtpërdrejtë ndaj institucioneve demokratike, raporton GazetaBlic.

Ai ka vlerësuar reagimin e shpejtë dhe profesional të institucioneve të sigurisë së Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se ai dëshmon forcën e shtetit amerikan.

Hoxhaj ka theksuar se Kosova e dënon këtë akt dhe qëndron krah SHBA-ve në mbrojtje të rendit demokratik.