Lajme

Hoxhaj: Debati i opozitës për bisedën Kusari Lila – Radojiçiq është për interes nacional jo për fushatë

10/24/2024 22:30
nga:G B

Nënkyretari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj tha se në kohën kur është pranuar marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit dhe një javë pasi Kurti takoi Vuçiqin në Bruksel me 24 shtator ka ndodhur sulmi.

“Për derisa kemi qenë në dialog ka ndodh një akt i agresionit, dhe në këtë drejtim mendoj se nëse ka pasur një komunikim të zonjës Kusari Lila përtej asaj se është incizu e publiku, deputetëve dhe opinionit publik për shkaqe të sigurisë, për shkaqe të intersit nacional iu takon që të dinë se çfarë ka ndodhur dhe një debat të cilin e ka inicu opozita nuk ka të bëjë me betejë politike dhe fushatë zgjedhore, ka të bëjë me sigurinë e vendit dhe çdo deputet i cili do të binte në një situatë politike unë mendoj se do të sillej komplet ndryshe”, tha Hoxhaj.

Sipas tij komunikimi i Kusari Lila me Radojiçiqin ka ndodhur në kohën kur ky i fundit po përgatiste ankesimin e veriut.

“Në çdo vend të botës qeveria do të duhej të thirrjen në përgjegjësi se nuk jemi duke foluir të zakonshme jemi duke folur për një ngjarje e cila për herë të parë pas lirisë së Kosovës Serbia ka pasur në tavolinë opsionin për ta pushtuar një pjesë të territorit të Ksoovës dhe me nje njëri që ka pasur ta bëjë këtë ka  folur Kusari Lila”, tha Hoxhaj.

Sipas tij kjo temë duhet të shtrorhet në tri katër nivele.

“Në 1 ka të bëjë me sigurinë e Kosovës, dhe siguria e Kosovës nuk ka të bëjë vetëm me Banjskës por a mund të përsëritet edhe situata të tjera të ngjashme në të ardhmen.” tha Hoxhaj.

Ai shtoi se së dyti ka të bëjë me një temë politike.

“Z. Kurti ka thënë se këta nuk bëjnë kurrë koalicion me Listën Serbe me Radojiçiqin nuk janë në bashkëqeverisje, dhe komunikimi i Kusari Lilës, dhe deklaratat e Pacollit që thotë se në prani të Kurtit dhe Osmanit e kanë thirrë Radojiçiqin  dhe kanë kërkuar votën dhe mbështejtene  tij tregojnë që këta kanë qenë në bashkëqeverisje me Radojiçiqin me të cilin edhe kanë bërë përpjekë që ta nxjerrin edhe një aëntarë të gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

Hoxhaj shtoi se së treti kjo është çështje morale dhe moralisht do të duhet të kërkohet përgjegjësi.

Nënkyretari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj dhe në emisionin “Click “ në RTV21 se prokuoria do të duhet që të gjitha organet e sigurisë, Policia, AKI, pastaj krerët e shtetit të ia sqarojnë publikut se çfarë ka ndodhur konkretisht në Banjskë në shtator të 2023-ës.