Lajme

Hoxhaj: Bacë Bajrami ishte zë i pashuar për të pagjeturit, një simbol i qëndresës

02/24/2025 12:35
nga:Genita C

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ngushëlluar familjen e Bajram Qerkinit pas humbjes së tij.

Ai ka postuar një fotografi me tani të ndjerin, mbi të cilën ka shkruar se Qerkinit ishte një zë i pashuar për të pagjeturit, një symbol i qëndresës.

“Lamtumirë, Bacë Bajram! Një zë i pashuar për të pagjeturit, një simbol i qëndresës. Ngushëllime familjes dhe gjithë atyre që e njohën”, ka shkruar Hoxhaj,