Lajme

Hoxhaj: Arsimi i avancuar dhe digjitalizimi, prioritetet kryesore të PDK-së

12/26/2024 11:03
nga:G B

Në një vizitë të zhvilluar në “Gjin Gazull”, ish-ministri i arsimit, Enver Hoxhaj ka prezantuar planet konkrete të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për të avancuar arsimin në Kosovë.

Hoxhaj theksoi rëndësinë e akreditimit të programeve profesionale, një hap i domosdoshëm për përgatitjen e studentëve në fusha të kërkuara nga tregu i punës.

Po ashtu, ai theksoi rëndësinë e digjitalizimit të arsimit dhe përdorimin e inteligjencës artificiale për të krijuar mundësi më të mira për nxënësit dhe studentët.

Si pjesë e angazhimeve të PDK-së, do të krijohet gjithashtu një fond bursash që do të mbështesë nxënësit që ndjekin drejtimet profesionale, duke u mundësuar atyre mundësi të avancuara për të zhvilluar karrierën e tyre.