Lajme

Hoxhaj: Armiqësia politike Osmani-Kurti nuk është në favor të opozitës, ata luajtën bixhoz me shtetin

03/10/2026 10:11
nga:Genita C

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kritikua ata që mendojnë se armiqësia politike e Vjosa Osmani me Albin Kurti është në favor të opozitës.

Ai ka bërë me dije se të dy figura kanë ardhur në pushtet në mënyrë të rrejshme në vitin 2021.

Përmes në video të postuar në profilin e tij në Facebook, ai ka thënë se Osmani dhe Kurti kanë luajtur bixhoz me shtetin dhe demokracinë.

“Armiku i armikut tim është miku im. Kështu mendonin romaket, kështu po mendojnë ende disa sot në Kosovë se armiqësia politike në mes të ish presidentes dhe ish-kryeministrit është në favor të opozitës. Këta të dy që rrejshëm erdhën në pushtet si një koalicion i shpresës u treguan se janë boshti i së keqes. Njëra goditke tjetrin që po luan bixhoz me interesat e shtetit të Kosovës. Në fakt që të dy kanë luajtuar bixhoz me shtetin, demokracinë, shoqërinë dhe mediat në Kosovës. Që të dy kanë goditur gjithashtu opozitën, duke ia pamundësuar gjithashtu vitin e kaluar që ta ushtron të drejtën për të pasur një kandidat për kryeministër apo duke caktuar edhe një datë të pafavorshme për zgjedhje”, ka thënë Hoxhaj.