Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se VV e ka kapur Universitetin e Prishtinës, raporton gazeta Blic.
Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ajo ka thënë se pesë anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së vijnë nga VV.
Ajo ka thënë se dikur VV protestonte për Universitetin e Prishtinës dhe ata e shpikën sloganin “Jo pushtet, Universitet”, ndërsa tani e kanë kapur atë.
Deputetja ka shtuar se nuk ka asnjë grua në Këshillin drejtues të UP-së, ani pse VV-në e votuar numër i madh i grave në zgjedhje./Gazeta Blic/


