Lajme

Hoxha thotë se kanë marrë masa për të parandaluar tentativat për sulme të reja në veri

12/20/2024 15:45
nga:N K

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmen Hoxha ka thënë se situata në veri të vendit vazhdon të mbetët e brishtë.

Ai përmendur sulmin e fundit në kanalin e Ibër -Lepencit si dhe hedhjen e shok-bombave.

Hoxhaj ka thënë Policia ka marrë të gjitha masat për të parandaluar çdo tentativë për sulme tjera.

Në publikimin vjetor të punës së policisë në katër komunat veriore ai ka thënë se për këtë sulm, janë bërë një varg bastisjesh, janë duke u kryer hetime dhe janë dorëzuar dëshmi dhe ekzaminime edhe jashtë vendit.

Gjatë vitit 2024, vetëm në veri të Mitrovicës janë arrestuar 359 persona për vepra të ndryshme penale.