Lajme

Hoxha shkon për ngushëllime të familja e veteranit të UÇK-së, Gani Maksutaj

05/02/2024 18:40
nga:G C

Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka shkuar për ngushëllime te familja e veteranit të ndjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Maskutaj.

Hoxha tha se ka dhimbje të thellë për vdekjen e parakohshme të mikut të tij, njofton Klankosova.tv.

“Dhimbje të thellë nga vdekja e parakohshme e veteranit të UÇK-së dhe mikut tim, Gani Maksutaj në Gjinoc të Suharekës, ku sot isha të ngushëlloj familjarët dhe bashkëluftëtarët e tij!”, ka shkruar Hoxha në Facebook.