Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë se që nga viti 2002 deri më 18 dhjetor të vitit 2023 janë gjithsej 2930 persona të cilët e kanë humbur jetën në aksidente trafiku.
Në total ai ka bërë të ditur se janë 2573 aksidente me fatalitet.
Ai ka thënë se shkaktarët më të shpeshtë të këtyre aksidenteve janë mosmbajtja e distancës së sigurisë mes mjeteve, manipulimi i pasigurt me automjet, mospërshtatja e shpejtësisë ndaj kushteve të rrugës, mosrespektimi i përparësisë së kalimit dhe kyçja e pasigurt në rrugë.
Ai ka thënë se vetëm në këtë 11 mujor të këtij viti kanë vdekur 103 persona në aksidente trafiku duke thënë se ka rritje prej 7.58 përqind të aksidenteve krahasuar me vitin e kaluar.



