Analisti, Ylli Hoxha në një intervistë në Ora News u shpreh se pritjet nga takimi mes Kurtit dhe Vuçiç në Bruksel janë minimale.
Hoxha: Është takimi i parë prej se ka ndodhur sulmi terrorist në Banjskë, dhe ne ndërkohë pothuajse se procesi i planit franko-gjerman apo të implementimit të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit thua se ka degjeneruar në pikën e pakthyeshme që thua se ka përjetuar një vdekje klinike.
Pritjet tona për këtë takim janë shumë minimale.
Por është evidente se as Kurti dhe as Vuçiç nuk duan apriori ta nxjerrin veten si njerëz kundër dialogut, kundër proceseve që BE i ndërmerr në rajon dhe sidomos nuk duan që të humbin qasjet në fondet që BE i ofron për rajonin.