Analisti politik, Ylli Hoxha, ka vlerësuar se përplasja e Lëvizjes Vetëvendosje me mediat ka qenë një nga gabimet më të mëdha të kësaj force politike në fushatën e fundit zgjedhore.
Duke folur për ndikimin e retorikës konfrontuese ndaj mediave, ai theksoi se qëndrimi i LVV-së ka qenë “edhe në parimisht gabim, edhe taktikisht gabim”.
“Konflikti me media i LVV-së ka qenë edhe në parim gabim, por edhe taktikisht gabim në fushatën e fundit në shkurt. I dëmshëm në dy aspekte, edhe në afatgjatë edhe në rezultat sepse është betejë më dikë që është aty, por që nuk humb brenda konfliktit. Dhe besoj që hap i mirë përpara që të rehabilotjë situatën. Duke pas parasysh që Kosova ka pësuar rënie të lirisë së shtypit si pasojë e këtij konfrontimi”, ka thënë Hoxha në Debat Plus.


