Analisti, Ylli Hoxha është shprehur se përmendja e Kreut të AKR-së, Behxhet Pacollit nga ana e ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit është e kot. Sipas Hoxhës, Pacolli ka të drejtë të përfshihet në debat politik pasi që është deputet.
“ Me rëndësi që proceset, Ministri ka me i justifiku proceset që ndodhin fundi tij. Komunikimet me Pacollin është kot. Sepse Pacolli është deputet dhe ka të drejtë me u përfshirë në debatin politik. Brenda këtij debate që kërkohet llogaridhënie. Dhe me ia përmend se është duke dhënë llogaridhënie për hetimin e vrasjes, e papranueshme. Duhet me u fokusu si ministër, sesa të rëndë janë akuzat. Ministrat paguhen për llogaridhënie, për punët e kryera etj. Pjesa tjetër e Debatit, dil pas një jave dhe thuaj çkado”, tha Ylli Hoxha.
E me çka fitohen zgjedhjet e 9 shkurtit të 2025-s, Hoxha në “Debat Plus” tha se janë disa elemente determinuese qoftë të partisë në pushtet por edhe opozitarëve.
Hoxha tha se Qeveria Kurti për zgjedhjet e përgjithshme do të ketë si sfidë përsëritja e rezultateve të vitit 2021. Ndërsa për partitë opozitare, e veçmas PDK-në dhe LDK-në, analisti Hoxha shtoi se beteja e tyre përmes strategjisë determinuese do të jetë “mos mobilizimi i qytetarëve” apo “dalja e ulët e qytetarëve në zgjedhje”, pasi vetëm ashtu do të bëhet zvogëlimi i VV-së.
Hoxha shtoi se politika e fushatës zgjedhore nga Kurti do të jetë “individuale” sesa “organizative” dhe fokusi kryesor do të jetë prioritizimi i sovranitetit, sigurisë dhe raportet me Serbi, e ekonomia do të jetë plan i dytë nga ana e tij.
“Temat janë që e përcaktojnë favoritin për fitimin e zgjedhjeve. Varësisht që qytetarët e një vendi e konsiderojnë prioritet, atëherë konsiderohet përshtatshmëria e organizatës dhe individi. Qeto zgjedhje, Kryeministri Kurti ka me pas afinitet për me ba fushatë individale sesa organizative. Ka me u mundu me u prioritizu sovranizimin, sovranitetin, sigurinë si temë kryesore e rend dytë ekonominë. Opozita tani ka filluar që komplet temat e ekonomisë me I shndërru si prioritete të vete. Se sa do të arrijnë ata do të jetë edhe faktori determinues I përcaktimit të votes. Element tjetër është edhe inercia. Në çdo zgjedhje nuk ka restart, hajde po fillojmë lojën prej fillimi. Pra ekziston elementi I inercisë, ka grumbullim të përkrahjes dhe humbje graduale të përkrahjes. Nuk pritet në çfarëdo rrethane që partia e 4 me 30%. Mund të ketë rritje, por jo më shumë. Edhe partia kryesore mund të humb por nuk zhduket. Beteja do të jetë për VV-në do të jetë përsëritja e rezultatit për 2021. Dhe për të tjerët zvogëlimi sa më i madh i VV-së , në pamundësi të krijimit të qeverisë së VV. Besoj, PDK dhe LDK kanë strategji më të mire, determinuese për rënien e votave do të jetë mos mobilizimi I qytetarëve dhe dalja e ulët e qytetarëve”, shtoi Hoxha.