Lajme

Hoxha: Nëse nuk ndryshon diçka në dialog, mund të kemi zgjedhje së shpejti

01/17/2024 21:16
nga:Sh R

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se njëra nga arsyet kryesore se pse vendi mund të shkojë në zgjedhje është procesi i dialogut me Serbinë.

Sipas tij, nëse nuk ka lëvizje në dialog, ka shanse që të kemi zgjedhje shpejt.

“Nëse procesi nuk lëviz nga vendi, shanse të mëdha i kemi që të kemi zgjedhje shpejt. Nëse procesi ndërron, nëse Davosi jep diçka, nëse konteksti ndërron dramatikisht në ditë e ardhshme, mund të ecim kështu deri në fund të mandat, por nuk e shoh se jemi në ato pika”, ka thënë Hoxha në Debat Plus.