Lajme

Hoxha në Tiranë, ndjekë nga afër demonstrimin e Forcës Kombëtare të Sigurisë

03/04/2025 11:44
nga:G B

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha dje ka udhëtuar drejt Shqipërisë.

Ndërkaq, sot Policia e Shqipërisë ka publikuar një pamje të ndjekes së një demonstrimi të Forcës Kombëtare të Sigurisë nga Hoxha, i shoqëruar nga Rebani Jaupi dhe delegacioni i Policisë së Kosovës.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit Drejtues i Lartë Rebani Jaupi dhe delegacioni i Policisë së Kosovës, duke ndjekur një demonstrim të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia  Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.