Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka patur kritika sa i përket fjalimit të fundvitit të mbajtur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, raporton Gazeta Blic.
Hoxha ka thënë se e njëta ka dështuar në mbrojtjen e imazhit të Kosovës dhe se vendi ynë nuk ka patur asnjë njohje gjatë vitit 2022.
“Ka dështuar në mbrojtjen e imazhit të Kosovës si shtet i konsoliduar dhe ka abstenuar nga çfarëdo lloj përballje në interes të vendit. Nuk ka patur asnjë njohje të re të shtetit të Kosovës gjatë vitit 2022”
“Presidentja Osmani ka abstenuar komplet nga çështjet me interes publik. E njëjta po mban peng institucionet e drejtësisë. Shpall dhe anulon zgjedhje në kundërshtim me Kushtetutën” tha Hoxha raporton Gazeta Blic.


