Analisti politik, Ylli Hoxha ka folur mbi ndryshimet brenda Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se partia ka kaluar në një fazë ku dominon figura e liderit, Albin Kurti.
Hoxha ka deklaruar se, përveç Kurti, është krijuar një “ego kolektive” rreth tij, duke e përjetuar atë si një projekt më të madh se sa si individ.
Ai ka shtuar se distanca mes liderit dhe strukturës partiake është bërë shumë e madhe.
Sipas tij, Kurti përjetohet si një “mision historik” nga aktivistët e partisë.
“Gradualisht LVV-ja është shndërruar në një subjekt i cili është subjekt i liderit, nuk e shoh më asnjërën prej subjekteve politike dominante liderin sa e shohë te LVV-ja, ndoshta edhe te AAK-ja. Por, distanca mes liderit dhe strukturës partiake sot në LVV është tejet e madhe, pra ka dominim të figurës. Do ta shihni edhe fushat do të jetë e përqendruar kryesisht në zotin Kurti. Përveç kësaj, nuk është vetëm personi Kurti në rrugë e sipër është krijuar edh egoja kolektive rreth Kurtit, me fol me aktivistë të LVV-së, Kurti nuk përjetohet vetëm si individ përjetohet si projekt, që është duke e bërë një mision historik” ka deklaruar Hoxha, në Debat Analizë.