Në Pressing të T7 po diskutohet për lëvizjen “braktisja vullnetare e fesë Islame”.
Gjatë emisionit ka pasur debat në mes profesorit universitar, Blerim Latifi dhe Fadil Musliut, imam.
Hoxha Fadil Musliu, ka deklaruar se Latifi po e shqipton gabim termin “selefizmi”.
”Blerimin e kam përcjell, jo rregullisht po ndonjëherë në maje të gjuhës e ka selefizmin e vehabimzit. Ti profesor je mos e ndrro gjuhën e me i jap përparësi anglishtes”, tha Musliu.
Por Latifi i tha se ”ai lexon anglisht dhe e përdor ashtu termin”.
Më pas imam Musliu tha se për ligjëratat e tyre dëgjojnë edhe nga Agjencia Kosovare për Inteligjencë (AKI).
”A po ta merr mendja Blerim që nuk i kemi të AKI-së dhe të Policisë, 2 mijë veta apo mendo që nuk është dikush aty”, ka thënë ai.


