Lajme

Hoxha: Kurti, prej 9 shkurtit e deri dje kurrë nuk u ndalë

12/29/2025 21:33
nga:G B

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit erdhi si rezultat i punës efektive të liderit të kësaj partie.

Sipas Hoxhës, Albin Kurti ka punuar për këtë fitore që nga 9 shkurti e deri më 28 dhjetor.

“Kurti ka qenë aktori politik që ka treguar zell për të luftuar për pozicionin e vet. Prej 9 shkurtit e deri dje kurrë nuk u nal, 100 mijë sene i ka bë”.

”Disa ju kanë interpretu keq, disa ju kanë interpretu mirë, por kanë pas ofensivë politike. Asnjë javë z. Kurti s’ka qenë pa ofensivë,” ka thënë ai ndër të tjera.