Lajme

Hoxha: Kurti mund të shkarkohet apo të dorëhiqet

05/30/2023 21:54
nga:Y I

Presioni i shtuar ndërkombëtar, si pasojë e situatës së krijuar në veri, mund të cojë deri në dorëhqejen e kryeminsitrit Albin Kurti, apo edhe shkarkimit të tij.

Kështu ka deklaruar në “Debat Plus”, analisti politik Ylli Hoxha, i cili po ashtu tha se ekziston edhe mundësia që Kurti t’i përgjgijet pozitivisht kërkesave të ShBA-së.

“Një qeveri që përballet me një antagonizëm të tillë nga ShBA-të, e ka vështirë të mbijetojë. Ose do të detyrohet t’i përgjigjet kërkesave që janë shtru nga ambasadori, ose do të përballet me shtypje të shtuar nga ndërkombëtarët që do të rezultojë në dorëheqje ose në shkarkim apo zgjedhje të reja. Mendoj që nëse ka pasur qëllim ta shkund sistemin ndërkombëtar për të kuptu që kemi ngecje mendoj që ja ka dal, e ka shpërfaq problemin”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kurti ka pasur të drejtë në vendimet e tij për veriun, por është vështirë të mbijetojë një Qeveri pa mbështetjen e ShBA-së.

“Kurti ka vendos ta sfidojë gjendjen tonë mentale të status-quos. Vendimi që e ka marrë nuk është e padrejtë, as i palogjikshëm as gjë e madhe që ka ndodhë. Me hy kryetari i një komune në një institucion komunal nuk do duhej ta shkaktonte këtë krizë. Kjo krizë shkaktohet nga marrëdhëniet e shthurura që i kemi palu që sa e sa vjet, partnerët nuk e thotë një gjë të qartë, veriu i Kosovës, nuk qenka i njëjtë sikurse pjesa tjetër e Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ritheksoi se nëse vazhdon kështu situata në Kosovë mund të ketë zgjedhje.