Lajme

Hoxha: Kurti ka përgjegjësi për emërimet e tij në Ministrinë e Shëndetësisë

10/12/2022 21:17
nga:Astrit Gashi

Anëtari i organizatës ORCA, Dibran Hoxha, i ftuar në cilësinë e analistit në “Debat Plus”, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përgjegjësi për emërimin e dy ministrave të Shëndetësisë, Arben Vitisë dhe Rifat Latifit.

Hoxha, ka thënë se ish-ministri Latifi ka qenë ministër dembel që nuk i ka kryer punët e tij si duhet.

“Kryeministri ka përgjegjësi për emërimet e tij, sepse ka bërë një manovër që ka qenë shumë e qartë, vendosja e Arbem vitisë, dhe përgatitja e tij për kryetar komune, dhe apstaj mospuna dhe dembelia më e madhe e parë ndonjëherë në këtë sektorë prej ministrit Latifi”, ka thënë ai.

Hoxha, ka folur edhe për sektorin e arsimit, specifikisht për edukimin e hershëm për të cilin tha se përfshirja e fëmijëve është e mangët.

“Aty kritikohet përfshirja e fëmijëve në edukimin e hershëm është shumë e mangët, jemi shumë keq, dhe nuk krahasohemi me vendet tjera… Shumica e programeve të sutdimeve ofrohet jo për t’i akomoduar studentët në tregun e punës por për t’i akomoduar profesorët që kanë mbetë në ato programe”, ka thënë ai.

Sipas tij, në arsim duhet të ketë vetting, dhe të rishikohen titujt akademik.

“Në arsimin e lartë duhet të ketë vetting në arsimin e lartë, për shkak të parregullsive që janë shkaktu në të kaluarën dhe duhet një rishikim i krejt titujve akademikë, si menagjohen paratë”, është shprehur ai,

Po ashtu, Hoxha ka theksuar se në sektorin e arsimit mësimdhënësit duhet të testohen me shkrim në mënyrë që të rritet cilësia.