Lajme

Hoxha i Shalës së Lipjanit në paraburgim, dyshohet për fajde e detyrim

09/18/2025 13:56
nga:Sh R
Hoxha i fshatit Shalë të Lipjanit, B.A., gjendet nën masën e paraburgimit nën dyshimin për kryerje të veprave penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”.

Kështu kanë konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” burime brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

B.A., masa e paraburgimit i është caktuar nga 30 gushti 2025 deri më 30 shtator 2025.

Vërejtje:Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.