Lajme

Hoxha: Është dëshmuar paaftësia jonë për ta ndryshuar gjendjen në veri pa ndërkombëtarët

12/29/2022 09:26
nga:Astrit Gashi

Analisti, Ylli Hoxha, ka deklaruar se situata në veri të Kosovës është kthyer në pikën zero.

Por sipas tij, nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe vetëm se është dëshmuar se nuk ka kapacitete për ta ndërruar gjendjen në veri pa leje të ndërkombëtarëve.

“Jemi kthy në situatën zero. Brenda kësja periudhe është dëshmu paaftësia e lidershipit që të ndryshojë gjendjen në veri me iniciativë vetanake pa koordinim ndërkombëtar”.

“S’ka ndodhë gjë e madhe…Bindja që ekziston që ta ndryshojmë gjendjen si rezultat i vullnetit tonë, ka tregu që nuk funksionon”, ka deklaruar Hoxha në RVD.