Analisti Ylli Hoxha ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës së sotme ka shprehur simpatinë e tij për presidenten Vjosa Osmani, duke i dhënë, sipas tij, një “bakshish”.
“Mirë që ka ardhur, mirë është me ardhë edhe më shpesh, shumë mirë është që e pritëm këtë herë sepse kemi tu u bo hor me atë farë raporti të maces e minit, tu ikë njani prej tjetrit”, ka thënë ai.
Sipas Hoxhës, mosdalja në një konferencë të përbashkët tregon se ende ka mospajtime të thella, të cilat mund të shpërfaqeshin në një konferencë për media.
“Në formë diplomatike këto eskivohen me eliminimin e konferencës. Pra, mund të jetë komunikim i rëndësishëm, por jo pajtim i madh”, ka thënë ai në DebatPlus.


