Lajme

Hoxha: Duhet të jemi këmbëngulës, dhe brenda kësaj këmbëngulje ministrat nuk do të udhëtojnë për Amerikë apo shtete tjera

11/09/2022 21:16
nga:Astrit Gashi

Analisti Ylli Hoxha i ftuar në emisionin Debat Plus, të mërkurën ka thënë se lidhur me planin franko-gjerman, Kosova duhet të jetë më këmbëngulëse dhe sipas tij kjo këmbëngulje mund të bëjë që ministrat të mos udhëtojnë për Amerikë apo shtete tjera.

Gjersa, Hoxha ka shtuar se ministrat duhet të ndjejë gatishmërinë për ta bërë një gjë të tillë, sepse më vonë mund të ketë pasoja individuale, madje ka theksuar se mund të bjerë edhe qeveria.

“Ky është proces negociator me pasoja individuale, mund të bjerë edhe qeveria, mund të bjerë Kurti”, ka shtuar Hoxha

Tutje, Hoxha ka thënë se Kosova duhet të ketë parim që të mos jap sovranitet ndaj Serbisë.

“Kosova nuk duhet të jetë rigjide, duhet të jetë rigjide me dhënë sovranitet ndaj Serbisë, kjo duhet të jetë parimi me të cilin nisemi”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ndër tjera ka thënë se shtyerja e vendimit për targat dhe fillimi i bisedimit për asociacionin është një çështje problematike.

“Kujt po ja japim atë asociacion, ndaj kujt, ndaj një Serbie prodhuese.Kosova do të mund të bisedonte për një nivel të autonomisë së serbëve, por ne nuk mund të ja dhëjm një territor të Kosovës, Serbisë”, ka thënë ai.

Gjersa sipas Hoxhës, çështja e targave nuk do ta prishë Kosovën me shtetet e tjera, e as shtetet tjera me Kosovën.