Lajme

Hoxha: Asociacioni po merret si fakt i kryer, po diskutohet vetëm si do duket

05/11/2023 21:23
nga:G B

“Asociacioni po merret fakt i kryer, po diskutojmë vetëm për mënyrën se si do duket”.

Kështu ka deklaruar në “Debat Plus”, analisti Dibran Hoxha, i cili tha se kryeministri duhet të tregojë se si do të duket ky Asociacion.

“Meqenëse kemi mbërri në stadin, se kompetencat do të zbuten, apo nuk do të zbuten, apo do të largohen komplet, ne duhet të diskutojmë se di do të duket Asociacioni”, ka thënë ai.

Hoxha u shpreh, se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, synon që propozimi i tij të jetë i papranueshëm për Serbinë, atëherë mund që Asociacioni të mos bëhet.

Por, nëse Serbia pranon, sipas tij, jemi në akt përfundimtar dhe Asociacioni do të bëhet.

“Nuk flasim më nuk është apo nuk është. Nëse strategjia është mos ta bëjmë, me ofru draft-vizion, që nuk do ta pranonte Serbia atëherë është kjo e mirë. Mirëpo nëse Serbia e pranon, atëherë jemi në situatë apo akt i përfunduar, me një Asociacion sipas kryeministrit tonë”, tha ai.